Detajet e lajmit

  • image
image

Hidhet shorti edhe për Ligën e Parë, mësohen çiftet

october 27 ,2022

Sot (e enjte) është bërë tërheqja e shortit edhe për Ligën e Parë në futbollin e Kosovës.

Gjatë ditës, në objektet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për edicionin e ri të futbollit 2022/23.

Krahas shortit për Superligën e Kosovës, ku do të ketë ndeshje interesante, është hedhur shorti edhe për Ligën e Parë.

Në bazë të shortit, në javën e parë në Grupin A, do të takohen: Vëllaznimi – Drenasi, Onix – Trepça, Feronikeli – Rilindja, A&N – Istogu, Rahoveci – Liria.

Ndërkaq, në Grupin B, në javën e parë takohen Arbëria – Fushë Kosova, Vushtrria – Flamurtari, Ramiz Sadiku – 2 Korriku, Vjosa – Ulpiana, Vllaznia – Kika.

Ndryshe, edicioni i ri në Ligën e Parë fillon më 20 gusht.