Sipas gojëdhënave topin e parë në Prizren, e ka sjellur një fotografist shkupjan në vitin 1930, që atëherë ka punuar në Prizren.Futbolli atë botë është organizuar nga zanatlinjtë, përkatësishtë esnaft prizrenas, të njohur me emrin “Gajret”. Ndeshjet janë zhvilluar në stadiumin, që ka qenë afër stacionit të sotshëm të autobusëve, ku afër atëherë ka qenë tregu i kafshëve. Në ato vite, para luftës së dytë, skuadra “Gajret”, lunate kryesishtë me ekipet nga Kukësi, Tetova, Gjakova e Peja. Në mungesë dokumentacioni të asaj kohe, mungojnë edhe emrat e asaj gjenerate.Gjeneratë e hershme e para luftës kanë qenë : Reshat Hadri, Gala Zajmi, Seb Lajqi, Beqir Shetro etj.
Edicioni 2022/2023
Në vazhdim gjeni lojërat e ardhshme të klubit futbollistik Liria , tabelën e rezultateve dhe golat e shënuara nga lojtarët tonë
10 September, 2022 | 15:00 PM
Ibrahim Gashi (Prishtinë)
Informatat kryesore dhe më të rejat rreth KF LIRIA , intervista blerje dhe më shumë të gjitha në pjesën e portalit tonë.
Më poshtë gjeni kampionatet e fituara nga klubi historik i Prizrenit "KF LIRIA"
Në stinorin 1994/95 KF “Liria” u bë kampion nën drejtimin e trajnerit Sinan Osmani. Osmani u shpall edhe trajneri më i mirë për atë vit.Ndërsa, Nehari Toska, futbollisti i vitit.
Skuadra kampione e Lirisë, kishte këtë përbërje:Nuredin Qollaku, Arsim Hebiballari, Astrit Berisha, Ismajl Berisha, Bedredin Gjinali, Bekim Bakaj, Nehari Toska, Genc Tamniku, Erxhan Dana, Ali Maralusha, e Mirsad Qollaku. Ajo u drejtua nga Sinan Osmani, trajner.
Liga e Parë e Futbollit të Kosovës është niveli i dytë i sistemit të ligës kosovare të futbollit Liga e Parë organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe divizioni aktualisht ka 2 grupe të Formati me 10 skuadra. Në fund të sezonit, dy skuadrat e fundit në divizion zbresin në nivelin e tretë, Ligën e Dytë të Futbollit të Kosovës.
Kupa e Kosovës, është turneu më i madh i Kupës Kombëtare të Futbollit në Kosovë. Është themeluar në vitin 1991, dhe organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës. Llapi janë titullarët aktualë, të cilët e fituan për herë të parë Kupën e Kosovës kundër Dukagjinit në finalen e Kupës së Kosovës 2020–21 të mbajtur në stadiumin Fadil Vokrri.
Sistemi i ligës së futbollit jugosllav i referohet sistemit të ligave të ndërlidhura në futbollin e shoqatave, i cili ishte në fuqi gjatë ekzistencës së Jugosllavisë dhe i organizuar nga Shoqata e Futbollit të Jugosllavisë (FSJ). Formatet dhe numrat e saktë të niveleve ndryshuan disa herë, herën e fundit në vitin 1988, kur katër grupet ndërrepublikane u futën në nivelin e tretë. Grupet u quajtën kështu sepse ndryshe nga grupet e nivelit të katërt, ato nuk korrespondonin territorialisht me gjashtë republikat federale të Jugosllavisë.